Si ta ruajmë ngjyrën e errët të lëkurës

Plazh ne KopakabanaVera mbaron sot dhe për disa prej nesh (femrat kryesisht), mbajtja e ngjyrës së plazhit është sfida e gjysmës së parë të vjeshtës. Sipas një studimi të kryer së fundmi, ngjyra e bronztë që merr lëkura gjatë verës zbehet dhe zhduket për një kohë më të shkurtër sesa ajo që është dashur për ta fituar.

Studiuesit britanikë thonë se përtej bukurisë, ngjyra e lëkurës është një mekanizëm mbrojtjeje që shfaq vetë organizmi. Ky i fundit, i gjetur nën rrezet ultraviolet të diellit, reagon duke u mbrojtur me nxirjen e lëkurës.

Ekspozimi i lëkurës nën dritën e diellit stimulon prodhimin e melaninës, një substancë pigmenti, e cila filtron rrezet ultraviolet, duke formuar një lloj barriere mbrojtëse për vetë lëkurën.

Sipas studiuesve, lëkurës i duhen tri ditë për të ngritur këtë lloj barriere.

Si një mekanizëm mbrojtjeje, nxirja e lëkurës duhet “ndihmuar” edhe nga vetë ne, sidomos në ditët e para nën rrezet e diellit.

Rrezet ultraviolet janë dy llojesh: UVA e UVB. Ato kanë forcë dhe intensitet të ndryshëm. Të parat hyjnë në thellësi dhe “ndezin” prodhimin e melaninës, ndërsa të dytat janë më sipërfaqësore (shkaktojnë djegiet).

Për të ruajtur ngjyrën e marrë gjatë pushimeve, specialistët këshillojnë mbrojtjen e lëkurës që në ditët e para me kremra solarë. Hapi i dytë është ushqyerja, pjesë e të cilës duhet të jenë patjetër frutat dhe perimet e stinës. Ndërsa hapi i tretë ka të bëjë me kujdesin ndaj lëkurës. Përdorimi i kremrave hidratuese pas banjës është i domosdoshëm pas përfundimit  të periudhës së plazhit. Gazmira Sokoli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>